Elezi: Kujdes, sëmundjet e veshkës janë heshtake


Kryetari i Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës, Ymer Elezi, me rastin e Ditës Botërore të Veshkës dhe Obvezitetit, i tha RTK-së se sëmundjet e veshkës janë heshtake, andaj duhet t'u kushtohet kujdes.

Shoqata e Nefrologëve të Kosovës, e themeluar para 9 vitesh, sot shënon Ditën Botërore të Veshkës dhe Obvezitetin, me disa aktivitete.

“Mbipesha sot është një problem i thekësuar, në botë sot nga kjo sëmundje vuajnë mbi 600 milionë njerëz”, tha Elezi, për RTK.

Ai tha se diagnostikimi i hershëm i sëmundjes së veshkave është më se i domosdoshëm. Andaj, sipas tij, në funksion të informimit sa më të mirë të njerëzve, çdo vit shënohet Dita Botërore e Veshkave.

“Sëmundjet e veshkës janë heshtake, andaj duhet t'i kushtojmë rëndësi të madhe. Kategoritë që duhet mbrohen nga sëmundjet e veshkës janë ata që kanë shtypje të lartë të gjakut dhe diabeti. Mendohet që çdo i katërti që vuan nga diabeti është i sëmurë nga veshkat, por nuk e dinë, meqë e thashë që është sëmundje heshtake”, ka thënë Elezi.

Sivjet, dita botërore e veshkës po u kushtohet veçanërisht fëmijëve. Sipas Ymer Elezit duhet një vëmendje më e madhe nga prindërit për fëmijët, por gjithashtu kërkohet një vetëdijesim dhe kujdes edhe në shkolla e çerdhe.

Comments