Kur mban dietë shpesh redukton ose eleminon konsumin e makaronave dhe bukës, duke menduar se karbohidratet janë përgjegjësit kryesor të rritjes në peshë.
Por e keni gabim: këta përbërës të konsumuar në sasinë e duhur janë të nevojshme për të pasur një gjendje të mirë shëndetësore, dhe në të njëjtën kohë një formë të mirë fizike.
Ndryshe nga sa mendohet zakonisht, të hash shumë mish, fruta apo perime duke hequr dorë tërësisht nga makaronat dhe buka, nuk është sekreti i humbjes në peshë.
Nëse mbani gjatë një dietë të varfër me karbohidrate dhe të pasur me proteina kafshësh dhe sheqerna mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Sipas një studimi të botuar në Annals of Internal Medicine, ka studiuar kushtet shëndetësore të 130 mijë njerëzve, që kanë zgjedhur këtë model ushqimi, preken më lehtë nga tumoret apo problemet kardiake.
Por cili është funksioni i karbohidrateve dhe pse nuk duhet të mungojnë në ushqimin tonë?
Karbohidratet, të quajtura ndryshme sheqerna apo glucide, bashkë me proteinat dhe lipidet, pra yndyrnat, na furnizojnë me energjinë e nevojshme për të funksionuar në mënyrë të rregullt organizmi dhe funksionet e rëndësishme biologjike. Gjithashtu përmbajnë amidon, që depozitohet në formën e glikocenit në muskuk dhe mëlçi, që funksionon si rezervë gjatë natës apo nga vakti në vakt.
Comments
Post a Comment