Çfarë e dëmton mëlçinë


Sheqeri

Sheqeri nuk është i keq vetëm për dhëmbët tuaj, por mund ta dëmtojë edhe mëlçinë. Sasia e tepërt e sheqerit të rafinuar dhe shurupit të misrit shkakton depozita yndyrore të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë. Disa studime tregojnë se sheqeri mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë si alkooli, edhe nëse nuk jeni me mbipeshë. Kjo është një tjetër arsye për konsum të kufizuar të ushqimeve me sheqerna të shtuara, si ëmbëlsirat dhe sheqerkat.

Shtojcat bimore

Edhe nëse në etiketë shkruan "natyrore", kjo nuk do të thotë se është e mirë. Për shembull, disa e përdorin bimën kava-kava për trajtimin e simptomave të menopauzës ose për relaksim. Megjithatë, studimet kanë treguar se kjo barishte mund ta dëmtojë seriozisht mëlçinë. Konsultoheni me mjekun para se të merrni preparate bimore.

Mbipesha

Mbipesha mund të çojë në mëlçi të yndyrshme. Nëse jeni me mbipeshë apo keni diabet, gjasat janë më të mëdha për paraqitjen e mëlçisë së yndyrshme. Ushqimi dhe ushtrimet mund ta ndalojnë sëmundjen.

Teprica e vitaminës A

Trupi ka nevojë për vitaminë A, e cila mund të merret nga frutat dhe perimet. Nëse merrni suplemente në një dietë me doza të larta të vitaminës A, atëherë mund ta teproni dhe ta dëmtoni mëlçinë. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni vitamina.

Pijet e gazuara

Disa hulumtime tregojnë se pijet e gazuara shkaktojnë mëlçi të yndyrshme.

Paracetamoli

Nëse keni dhimbje koke apo ndjeni dhimbje në shpinë, atëherë përdorni analgjetikë të cilët përmbajnë paracetamol. Nëse merrni shumë paracetamol, mund ta dëmtoni mëlçinë. Merreni dozën e rekomanduar dhe shmangni problemet.

Acidet transyndyrore

Acidet transyndyrore përdoren tek ushqimet e gatshme dhe produktet e furrës. Përveçse ushqimi i tillë ju trashë, ai gjithashtu e dëmton mëlçinë. Para se ta blini atë, kontrolloni listën e përbërësve. Edhe nëse shkruan se produkti ka 0 gram të acideve transyndyrore, ai ende mund të përmbajë sasi të vogla, transmeton koha.net.

Alkooli

Sigurisht e dini se alkooli është i dëmshëm. Nuk keni nevojë të jeni të varur nga alkooli për ta dëmtuar mëlçinë. Sasia maksimale e lejuar e alkoolit është 2 dl verë, 3.5 dl birrë ose 0,5 dl liker. Nëse konsumoni alkool, bëjeni me masë. Një pije në ditë për femrat dhe dy për meshkujt. Dhe mos e teproni.

Comments