Gërhitjen gjatë natës


Gërhitja është një problem shqetësues, jo vetëm për personin që i ndodh, por edhe për gjithë pjesëtarët e tjerë. Të gjithë kemi të paktën një person në familje që gërhet.
Gërhitja krijohet si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes ose nga prania e mishit të huaj në hundë.

Sipas studiuesve, jo gjithçka varet vetëm nga mënyra e të fjeturit, një ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit.
Ja cilat janë disa prej tyre:
Mjalti: Mjalti përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, zbuloi se mjalti lufton mukozën dhe ulcerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes.
Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumoni një filxhan me qumësht të ngrohtë soje me mjaltë ose edhe një lugë çaji mjaltë.
Çaji: Në përgjithësi çaji i nxehtë nxit gërhitjen, por disa përzierje si çaj kamomili, çaji i zi, çaji jeshil apo çaji i bardhë e reduktojnë gërhitjen. Më i rekomanduar është çaji i nenexhikut, i cili mund të pihet para gjumit, sepse lehtëson frymëmarrjen dhe eliminon mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes.
Uji: Mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, gjuha ka tendencë të ngjitet lart drejt qiellzës dhe të bëjë atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Ndaj konsumoni 2-3 gota ujë të vakët para se të flini.
Erëzat: Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë, këshillon Living. Piperi i zi, piperi bardhë dhe i kuq, xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.
Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që veprojnë në rrugët faringale dhe ato nazale. Prandaj nëse keni probleme me gërhitjen, është e këshillueshme të konsumoni sa më shumë vaj ulliri.

Comments