Kjo është mënyra e duhur për pastrimin e veshëve
Dylli i veshit është një proces natyral pasi që roli i tij është të ruaj brendësinë e veshit nga bakteret dhe pluhuri.
Sidoqoftë, shumë njerëz e konsiderojnë dyllin e veshit si një gjë të fëlliqur dhe të padobishëm, prandaj edhe e heqin atë vazhdimisht.
Mirëpo, pastrimi i dyllit të veshit ka efekte të këqija pasi që shkopthat e pambukut, që përdoren për heqjen e dyllit, vetëm sa i shtyjnë bakteret në brendësi të veshit. Kjo shkakton që personat të kenë dhimbje në vesh, probleme me sinus, dhimbje koke, e në disa raste edhe marramendje.
Fatmirësisht, një doktor e ka gjetur zgjidhjen natyrale për këtë.
Dr. David Hill, thotë se një sasi e uthullës dhe alkoolit janë të përsosura për heqjen e dyllit.
Krejt çfarë duhet të bëni është t’i përzieni ato dhe t’i futni në vesh për 60 sekonda.
Përzierja e këtyre produkteve i pastron veshët dhe nuk sjell pasoja, siç sjellin shkopthat e pambukut.
Comments
Post a Comment