Një nënë e dy fëmijëve që po lufton me kancerin, ka shpërndarë në internet një fotografi në të cilën shfaqet një ‘gropëz’ pothuajse e padukshme në gjirin e saj.
Kjo hije e vockël doli të ishte e vetmja simptomë e sëmundjes së keqe.
Claire Warner tha se nuk do ta vërente kurrë atë po të mos ishte një shoqe e saj, e cila ia kishte treguar një artikull online për shenjat më pak të njohura të kancerit në gji.
Ajo nuk e vërejti fare shenjën në gji – që është treguesi më i zakonshëm i kancerit në gji – dhe për më tepër nuk ndjehej fare e sëmurë.
Tani ajo e ka publikuar fotografinë e gjirit të saj të majtë, për t’i paralajmëruar gratë që nëse kanë vërejtur diçka të tillë tek vetja, të shkojnë menjëherë tek mjeku.
Comments
Post a Comment