Hulumtuesit e Universitetit Tel Aviv kanë zbuluar një mënyrë të re për t’i bërë qelizat kanceroze të vetë-shkatërrohen.
Në studimin e publikuar muajin e kaluar në revistën mjekësore “Oncotarget”, hulumtuesit kanë diskutuar rolin e tri proteinave në vrasjen e qelizave kanceroze të cilat dyfishohen shumë shpejt.
Këto proteina mund të modifikohen gjatë procesit të ndarjes – apo siç mund ta mbani mend nga biologjia, gjatë procesit të mitozës.
Shkencëtarët besojnë se këto proteina e krijojnë një të ashtuquajtur “mekanizëm të vdekjes”, i cili i ndalon qelizat kanceroze të dyfishohen.
Teorikisht, kjo metodë mund të përdoret për të trajtuar forma agresive të kancerit në pankreas apo të kancerit të gjirit – forma të cilat njihen si të patrajtueshme nga format e tanishme të kimioterapisë.
Hulumtuesit kanë zbuluar se përbërësit (të quajtur phenanthridine) e kanë dobësuar aktivitetin e proteinave në qelizat kanceroze, të cilat vazhdimisht e kanë parandaluar ndarjen e kromozomeve dhe e kanë ndaluar ndarjen e qelizave duke shpirë në vetë-shkatërrimin e tyre.
Comments
Post a Comment