Fakte interesante për trurin



Niveli i zhvillimit të sistemit nervor e dallon njeriun nga të gjitha llojet e tjera duke i mundësuar arritjen e çudive siç është ecja në hënë ose krijimi i ndonjë kryevepre letrare, artistike dhe muzikore.
Truri njeriut është masë sfungjerore e indit të rëndë një kilogram e gjysmë, ndërsa në kohën e fundit krahasohet me centralin telefonik dhe kompjuterin.

Por truri është më kompleks se cilado prej këtyre pajisjeve. Ky është fakt të cilin shkencëtarët e vërtetojnë çdo ditë me gati çdo zbulim të ri, transmeton Koha.net. Diapazoni i aftësive trunore është i panjohur, por gjithsesi është struktura më komplekse e gjallë në gjithësi.

Madhësia

Dimensionet mesatare të trurit të njeriut të rritur janë: gjerësia 140 mm, gjatësia = 167 mm, lartësia = 93 mm. Sa peshon truri i njeriut? Në lindje truri ynë peshon përafërsisht 350-400 gramë, derisa tek personat e rritur mesatarja është 1300-1400 gramë. Korja e shtrirë e trurit do të zinte 0.23 m2 – sipërfaqen sa dollapi i natës. Sipërfaqja totale e kores trunore është 2500 cm2.

Përbërja

Trurin përbëhet nga 77-78 për qind ujë, 10-12 për qind yndyra, 8 për qind proteina, 1 për qind karbohidrate, 2 për qind materie të tretshme organike dhe 1 për qind kripëra inorganike. Vëllimi prej 1 700 ml (100 për qind) brenda kafkës përbëhet nga: truri = 1 400 ml (80 për qind ), gjaku = 150 ml (10 për qind) dhe lëngu cerebral-kurrizor = 150 ml (10 për qind). Truri i vogël përmban gjysmën e të gjitha neuroneve të trurit, por përbën vetëm 10 për qind të trurit. Korja trunore përbën 85 për qind të trurit. Përqindja e vëllimit të përgjithshëm të kores trunore: ballor/lobi frontal = 41për qind , lobi temporal = 22 për qind , lobi parietal= 19 për qind dhe lobi oksipital = 18 për qind . Rreth 100 miliardë neurone brenda trurit njerëzor janë të barabartë me numrin e yjeve në galaksinë tonë. Hemisfera e majtë e trurit ka 186 milionë neurone më shumë se sa hemisfera e djathtë. 750-1 000 ml gjak kalon nëpër tru çdo minutë, çka është përafërsisht baras me 3 kanoçe të mbushura me “Coca-Cola”. Në këtë minutë truri merr 46 cm3 oksigjen nga ky gjak. 6 për qind të këtij oksigjeni do ta përdorë materia e bardhë, ndërsa 94 për qind materia gri.

Koha

Truri mund të mbetet i gjallë 4-6 minuta pa oksigjen. Pas kësaj qelizat vdesin. Shpejtësia më e vogël me të cilën informatat udhëtojnë në mes neuroneve është 416 km/h, do të thotë si superautomobilët e sotëm të shpejtë (për shembull Bugatti EB 16.4 Veyron me 405 km/h). 10 sekonda janë të nevojshme të arrihet deri te të rënit të fikët për shkak të ndaljes së qarkullimit të gjakut në tru. Reflekset humbin 40-110 sekonda pas ndaljes së qarkullimit të gjakut në tru. Gjatë shtatzënisë së hershme shkalla e rritjes së neuroneve është 250.000 neurone në minutë.

Të tjera

30 për qind e tetëdhjetëvjeçarëve i zgjidhin testet kognitve si personat e rinj. Truri përbën gjithsej 2 për qind të peshës trupore por përdor 20 për qind të energjisë trupore. Truri gjeneron mjaft energji për të ndezur poçin elektrik prej 25 W. Më shumë impulse elektrike krijon një tru njerëzor për një ditë, se sa të gjithë telefonat e botës, përcjell Koha.net. Si mendon truri njerëzor? Vlerësohet që truri në ditë prodhon rreth 70000 mendime. Pas vitit të tridhjetë, masa e trurit reduktohet për 0,25 për qind çdo vit. Truri i Einsteinit ka peshuar 1230 gramë, dukshëm më pak se pasha normale 1300-1400 gramë). Amerikanët gjatë viti konsumojnë 50 miliardë tableta aspirinë, çka është 15.5 tonelata. 89.06 për qind e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë 10.6 për qind janë majtakë, ndërsa 0.34 për qind ambideksterë, gjegjësisht mund të shkruajnë me të dy duart.

Presioni i madh i ujit mund të sjellë edhe shkatërrimin e rrugëve të qyteteve.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe në një prej qyteteve më të vjetra të Europës lindore, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Comments