Gjërat që i ndodhin trupit kur ndaloni së ngrëni bukë



Dietat dhe të ashtuquajturit dietologë po eliminojnë gjithnjë e më shumë bukën nga regjimi duke mos ditur efektet negative për organizmin e njeriut.

Karbohidratet janë po aq të rëndësishme për njerëzit, sa vitaminat apo mineralet e tjera, ndaj nuk mund ta eliminojmë tërësisht nga regjimi ushqimor.

Çfarë ndodh nëse hiqni dorë nga buka:

Trupi eliminon vetiu ujin e tepërt në trup

Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve të marra, trupi eliminon rezervat hidrike të ujit, duke ju krijuar përshtypjen se ju keni humbur peshë. Ju nuk keni humbur masë yndyrore.

Ju mund të sëmureni më lehtë

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë. Kur ju nuk hani më bukë, forcat imune të trupit bien, e ju mund të përjetoni jo pak shqetësime. Ndër to përmendim era e rënde e gojës, gojë e thatë, lodhje, marramendja, etj.

Rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2

Një studim i vitit 2014 zbuloi se karbohidratet e rafinuara rrisin nivelin e acideve yndyrore duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2.

Ndërkohë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Ndiheni më të lodhur

Karbohidratet janë karburanti i trupit të njeriut dhe nëse ju nuk “furnizoheni” me lëndën e parë sigurisht që do të ndiheni të lodhur.

Eliminimi i bukës nga regjimi ushqimor do të shkaktojë probleme me jashtëqitjen dhe procesin e tretjes.

Luhatje humori Karbohidratet rrisin nivelin e serotoninës neuro-transmetuesit që na bën të ndihemi më mirë.

Comments