Me gjithë kujdesin e treguar për lëkurën, ditët e para në diell mund të jenë të dëmshme për lëkurën. Djegiet ndonjëherë janë të pashmangshme dhe kremrat dalin jashtë funksionit.
Por një zgjidhje mund ta gjesh. Për lëkurën e djegur që ka filluar të ripet, sekreti është scrub-i. Nëse produktet kozmetike i ke provuar dhe nuk ke marrë gjithmonë rezultatin që do, atëherë provo një përzierje më të thjeshtë.
Çfarë të duhet? Dy lugë gjelle miell misri, një filxhan kafe ujë. Përzieji bashkë të dy përbërësit në një enë të vogël derisa të kesh përfituar një masë homogjene jo shumë të lëngshme (një lloj paste).
Fillo aplikimin në zonat ku të është djegur lëkura duke masazhuar me butësi me mollëzat e gishtave pa shkaktuar dhimbje në lëkurë. Lëre të veprojë për disa minuta në mënyrë që të qetësohet djegia.
Pas 10 minutash, shpëlaje me ujë të vakët. Përdore trajtimin në mënyrë të rregullt derisa lëkura të ketë fituar shkëlqimin e mëparshëm.
Ndiqni disa këshilla të tjera në vazhdim.
Ajo që duhet të bëni në rast se jeni djegur nga dielli janë që të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta që përmbajnë betakarotenë.
Po ashtu, në pjesët e djegura kaloni një garzë të lagur me ujë të ftohtë; bëni dush të ftohtë.
Ndër zgjidhjet natyrale për pas djegies nga plazhi, janë domatet, patatet, bananet dhe kastraveci, të cilat janë shumë të mira për të qetësuar djegiet. Pritini në feta dhe kalojini në mënyrë delikate në pjesën e djegur.
Një tjetër zgjidhje shumë e mirë është duke grirë në mikser ose rende pak kastravec dhe duke e përzier me kos. Kjo maskë është freskuese për trupin dhe qetëson pjesën e djegur të tij.
Comments
Post a Comment