Shkencëtarë kanadezë kanë zbuluar ilaçin kundër kancerit të mushkërive. Ai do të jetë në qarkullim brenda gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh.
Kështu ka paralajmëruar Igor Stagljar, profesor i sektorit të biokimisë dhe të gjenetikës mjekësore në Universitetin e Torontos.
Ai këtë njoftim e bëri në Konferencën Ndërkombëtare në Split. Siç tha ai, tashmë ka përfunduar studimi trevjeçar i tij.
“Deri tash nuk kam guxuar të flas për këtë, por as nuk kam dashur të them gjë publikisht për diçka që nuk është 100 për qind e sigurt. Por tani mund të them se po dalim me ilaçin kundër formës më të shpeshtë të kancerit të mushkërive”, tha Stagljar.
Bëhet fjalë për kancerin e mushkërive të shkaktuar nga mutacione në proteinën EGFR.
“Ky është një lajm i mrekullueshëm për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, prej të cilës çdo vit vdesin 1,6 milionë njerëz”, tha ai.
Comments
Post a Comment