Shkuarja në plazh e ndryshonë trurin në mënyrë të pabesueshme



Qëndrimi në natyrë të hapur është i mirë për shëndetin fizik dhe mendor, ndërsa studimet e fundit tregojnë për përfitimet shtesë të kohës së kaluar në plazh.

Ndjenja e pabesueshme e paqes dhe e qetësisë, të cilën e përjetoni në plazh tani quhet "hapësira e kaltër". Shkencëtarët kanë zbuluar se kombinimi i notave aromatike dhe tingujve të valëve shkakton kënaqësi në tru. Hapësira e kaltër na vendos në pothuajse një gjendje të hipnozës. Nëse jeni të relaksuar derisa qëndroni në plazh, kjo nuk është vetëm në kokën tuaj. Shkencëtarët thonë se në ato momente truri vërtetë reagon ndaj mjedisit, me ç’rast shfaqet ndjenja e lumturisë dhe paqes.

Hapësira e kaltër ndikon në ne në katër mënyra të ndryshme:

Shkuarja në plazh e zvogëlon stresin

Uji është ilaç natyror për lehtësimin e stresit. Sigurisht keni vënë re se larja në det kontribuon në relaksim. Uji e nxitë disponimin pozitiv dhe këtë fenomen natyror, herë pas here, duhet ta shfrytëzojmë.

Plazhi e nxitë kreativitetin

Qëndrimi në plazh ndihmon ta pastroni mendjen dhe t’u qaseni problemeve ose projekteve tuaja në një mënyrë kreative. Ashtu si meditimi, plazhi e shkakton një ndjenjë të qetësisë e cila ju mundëson që të përqendroheni në atë që ka rëndësi.

Shkuarja në plazh mund t’i lehtësojë ndjenjat e depresionit

Qëndrimi në plazh mund të lehtësojë stresin dhe depresionin. Tingulli hipnotizues i valëve në kombinim me pamjen dhe aromat që ju rrethojnë, na çojnë në një gjendje meditative. Gjithashtu mund ta pastroni mendjen dhe të mendoni për jetën në një hapësirë të sigurt, larg nga kaosi i jetës së përditshme.

Vizita në plazh e ndryshon këndvështrimin mbi jetën

Natyra në përgjithësi, ashtu si edhe plazhi, ndikojnë në lumturinë dhe mendimet pozitive.

Comments